"Në morg na thanë ky trup ka ardhur dje", vajza e pacientit që u hodh nga Infektivi bën deklaratën e fortë
69-vjeçari Reshat Grembi nga qyteti i
Fierit, i cili humbi
jetën pasi u hodh nga
spitali Infektiv, sipas të bijës ka ndërruar jetë në vend, dhe jo ditën e nesërme, siç kanë deklaruar autoritetet e spitalore.
Në një bisedë me stafin e emisionit me “Zemër të Hapur”,
vajza pohoi se babai i saj ishte i sëmurë me temperaturë të lartë prej disa ditësh, familja e shoqëroi atë në spitalin e
Fierit aty ku ndodhet dhe mjeku i familjes.
Pas konsultës me mjekun e familjes ju dha mjekim me antibiotik dhe ju bë injeksion për uljen e temperaturës, por
spitali i
Fierit i rekomandoi të rikthehej në banesë dhe të merrte mjekimin që i nevojitej.
Gjendja e tij u përkeqësua përsëri, ai vazhdoi me temperaturë të lartë dhe u çua përsëri në spitalin e
Fierit, nga ku aty ju bë një skaner dhe mjekët e nisin për në spitalin e Tiranës pasi kishte dalë me ngarkesë në mushkri, por që kurrë nuk na u konfirmua zyrtarisht nëpërmjet bërjes së tamponit se ishte i infektuar me Covid 19, siç shprehet
vajza e të ndjerit.
Vajza pohon se i ati ishte mbajtur nëpër koridore të infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjeksor. Por një akuzë tjetër e rëndë e familjarve është se ata pohojnë që
spitali fshehu faktin që babai i tyre ndërroi jetë në vend pasi u hodh nga kati i dytë i spitalit, por u shprehën se po bejmë të pamundurën ta shpëtojmë, këto janë gënjeshtra thonë ata!
Si ishte gjendja e babait tuaj?
Vajza: E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e
Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e
Fierit na drejtuan drejt Tiranës.
Ju treguat hapat që ndoqët në Fier, por jemi të paqartë a iu bë tamponit?
Vajza: Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid.
E keni kërkuar tamponin?
Vajza: Nuk e këkrkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…
Temperatura e menjëhershme?
Vajza: Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para
Protokolli i ndjekur?
Vajza: Erdhëm menjëherë në urgjencë. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish.
Shkoi vetë në urgjencë, kush e shoqëroi?
Vajza: E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe
Shkuat me autoambulancën e
Fierit?
Vajza: Po ishim të hënën në 1 të darkës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë skisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesit në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha. E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë.
E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar.
Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hënga dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike. E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes. Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…
Çfarë bëre?
Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundrën…Babai kishte ndërruar jetë në moment
spitali gënjeu.
Ke prova për këtë?
Vajza: Jo nuk kam prova, por kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thotë njeri atje që ky trup ka ardhur që dje.
Ju është dhënë një lloj shpjegimi për aktin e tij?
Vajza: Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?!
Shtuar më 17/11/2020,
ora 13:27