Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun
Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të
lojërave të
fatit.
Evidentohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e
lojërave të
fatit.
Në pranga pronari i subjektit dhe bashkëpunëtori i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë
Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”,
shtetasit S. Ç., 23 vjeç dhe R. K., 37 vjeç, banues në
Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e
lokalit në pronësi të
shtetasit R. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të
lojërave të
fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e
lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë
Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 08:47