Në laboratorin e "Xibrakës" prodhohej kokainë
Ekspertiza gjermane ka konfirmuar se në lëndën e sekuestruarlaboratorin e Xibrakës ka sasi kokaine. Tashmë përgjigjet e ekspertizës kanë mbërritur në Shqipëri. Ekspertiza e autoriteteve gjermane konfirmon se në laboratorin e Xibrakës kryhej procesi i përpunimit dhe përftimit të kokainës së pastër.

Dy ditë më parë, në Shqipëri ka mbërritur përgjigjja e analizave të kryera nga pala gjermane, e cila ka ekzaminuar pjesë nga materiali përzjerës i sekuestruar në Xibrakë. Sipas analizave, autoritetet gjermane kanë bërë të mundur të identifikojnë se në perzjerësin e sekuestruar ka gjurmë kokaine, kjo e konfirmuar më parë dhe nga analizat e laboratorit të Ministrisë së Brendshme. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori