Në këto 3 qytete në Shqipëri lindin më shumë fëmijë me anomali

Prevalenca e foshnjave që linden me defekt në vitin 2017 ishte 14 bebe për 1000">1000 lindje të gjalla. Një studim i kufizuar i Insitutit të Shendetit Publik për vitin 2017 tregon se foshnjet e lindura me problematika të konsideruara defekte ishin gjithsej 436.

Prevalencën më të lartë e ka rajoni i Tiranës dhe i Gjirokastrës, përkatësisht 29.1 dhe 18.2 për 1000">1000 lindje. Prevalencën më të ulët e kishin rajonet e Shkodrës dhe Dibrës, përkatësisht 2.1 dhe 3.6 për 1000">1000 lindje. Por sipas sqarimeve që shoqërojnë studimin diferencat në prevalenca rrjedhin nga mungesa e raportimeve

Studimi vendas mbi anomalitë në lindje përfshin vetëm të dhënat nga maternitetet dhe jo defektet që janë evidentuar më pas gjatë periudhës foshnjore në pediatri. Studime ndërkombëtare e paraqesin nivelin e anomalive në lindje më të lartë.

Sipas CDC (Qendrës për kontrollin e çrregullimeve) çdo vit në të gjithë botën 3-6% e foshnjave lindin me defekte serioze, shumë prej të cilave nuk mbijetojnë.

Ndërsa nga të dhënat e studimit të Institutit të Shëndetit Publik shihet se rreth 57% e foshnjave të raportuara me Defekte të Lindura (DL) banojnë në zona urbane. 62% e foshnjave me DL janë meshkuj. Studimi gjeti se rreth 52% e nënave të foshnjave me DL kanë 8 vjet ose më pak vite arsimimi.

Prevalenca tek meshkujt ishte 33% më e lartë sesa tek femrat. Ndërsa prevalenca e

tek nënat e moshës nën 35 vjeç ishte 13.7 për 1000">1000 lindje, ndërsa tek nënat e moshës mbi 35 vjeç ishte 18.1 për 1000">1000 lindje.

Hipospadia është defekti i lindur më i shpeshtë, me prevalencë 1.17 për 1000">1000 lindje, i ndjekur nga defektet e polidaktilisë dhe sindromit Down, përkatësisht me prevalencë 0.85 dhe 0.83 për 1000">1000 lindje. Defektet që prekin aparatin e zemrës, të tilla si defekti interventrikular dhe defekti interatrial, me prevalencë 0.74 dhe 0.49 për 1000">1000 lindje. Defekte të rëndësishme janë dhe ato që prekin buzën dhe qiellzën, me prevalencë 0.70 për 1000">1000 lindje. Një defekt i rëndësishëm është dhe atrezia, stenoza e zorrës së trashë, rektumit dhe anusit me prevalencë 0.56 për 1000">1000 lindje./Monitor
Shtuar më 21/02/2020, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori