Në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit? Flet djali i Agim Arapit
Ditën e sotme në media u publikua një lajm ku thuhej se është shpallur në kërkim, Dervis Arapi për vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë.

Por djali i picierit të vrarë në 2017 mohon të ketë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit.

Në një intervistë telefonike Dervis Arapi thotë se është gati të vihet në dispozicion të policisë por se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur më 18 mars 2019, shkruan OraNews.

Arapi thotë se ndodhet në Itali dhe ka mësuar vrasjen e Jurgenit përmes rrjeteve sociale.

"Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerresha për vrasjen e babait tim. Unë jam besimtar dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit. Unë jam i gatshëm të vihem në funksion të policisë". /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori