Zbulohet shuma marramendëse e syzeve të Monikës (FOTO LAJM)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në pothuajse çdo protestë që pas djegies së mandateve ka bërë thirrje se ajo së bashku me krerët partive opozitare janë si populli i thjeshtë.

Kryemadhi i ka mëshuar faktit se shqiptarët po zhyten akoma më shumë në varfëri.

Por në një paralelizim të tillë duket se diçka nuk shkon me Krymadhin. Në disa foto të publikuara në rrjet shihet se vetëm syzet e kryetarës se LSI-së kapin një shumë sa 4-5 rroga mujore të një protestuesi.

Kryemadhi shihet që mban nbjë palë syze "Chrome Hearts Diamond Dog Sunglasses" ku në një kërkim të thjeshtë në Google rezulton se kushtojnë rreth 1454 euro.

Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori