Në Gjenevë nisin bisedimet për Ukrainën
Në Gjenevë zyrtarët e lartë nga SHBA, BE, Rusia, dhe Ukraina, kanë nisur bisedimet për krizën në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, homologu i tij ukrainas, Andriy Deshchysta, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, janë ulur bashkë në tryezën e bisedimeve në përpjekje për të qetësuar krizën në Ukrainë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchystsya, ka thënë se do të kërkojë nga Moska që të ndalojë mbështetjen për “aktivitetet terroriste” në vendin e tij dhe të tërheqë trupat nga kufiri. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori