"Në gjendje të rënduar dhe me shenja të COVID-19", një person pret para Infektivit në makinë
Një person i cili ka shfaqur
shenja dhe simptoma të rënduara të COVID-19, aktualisht po qëndron para
infektivit në QSUT.
Familjarët e tij janë duke debatuar me personelin dhe përmes telefonit me urgjencën kombëtare pasi kërkojnë shtrimin urgjent të familjarit të tyre që ndihet shumë keq.
Familjarët thonë se personi ka qene i shtruar në spital privat dhe se mjekët atje kanë rekomanduar të çohet me urgjencë në karantinë pasi ka
shenja të dukshme të koronavirusit shkruan bw.
Ndërkohë i sëmuri po mbahet në një automjet të parkuar pranë
infektivit, para onkologjikut.
Shtuar më 13/03/2020,
ora 13:59