Në gjendje të dehur dhe me 70 mijë euro, si u arrestua i forti me Range Rover
Pëlqej
Një 35 vjecar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi është kapur teksa drejtonte makinën në gjendjedehur.

Madje jo vetëm kaq por në makinën e tij tip "Range Rover" janë gjetur edhe 70 mijë euro të cilat dyshohet se janë para nga veprimtari kriminale.

Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier u arrestua dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendjedehur apo pa dëshmi”.

Ndqërkohë mësohet se Antonio Bregu nuk është i panjohur pasi ka qënë më parë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.

Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori