Rama bën parashikmet, sa bashki mund të fitojë PS në 14 maj

Kryeministri Edi Rama ka parashikuar një fitore të thellë të socialistëve në zgjedhjet locale të 14 majit.

Ai tha se sipas anketimeve të bëra nga PS, rezulton se më 14 maj socialistët fitojnë 49 ose 50 bashki.

Sipas Ramës, 11 bashkitë e vogla që mbeten, janë të diskutueshme mes PS dhe opozitës.

“Ne bëjmë anketime që para shumë kohësh. Sot në Shqipëri janë të mbyllura, fitore e PS, 49-50 bashki. Nuk ka asnjë garë në Shqipëri sot që është e mbyllur për ata, është e hapur. Unë po flas se çfarë ne parashikojmë nga anketimet. Dështim do të ishte nëse do të fitonin ata. Nëse flasim për bashki të madha apo të vogla, atëherë këtë 11 që ngelen të hapura, bëhet fjalë për bashki të vogla jo të mëdha”,-tha Rama.

 


Shtuar 11.05.2023 22:33