Në betejë për kujdestarinë e fëmijëve, ish-truproja nxjerr "sekrete" për Jolie dhe Pitt (FOTO LAJM)
Brad Pitt dhe
Angelina Jolie e kanë bërë të qartë herë pas here se ata janë prindër shumë protektiv. Pavarësisht nga beteja e tyre ligjore për kujdestarinë e
fëmijëve, shumë burime nga të dyja palët janë shprehur se ish-çifti dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre.
Së fundmi, ka qenë ish-truproja e tyre, i cili ka zbuluar se kur Brad dhe
Angelina ishin të martuar, shqetësimi i tyre më i madh ishte siguria e
fëmijëve. Mark Billy Billingham është shprehur se punoi për një vit e gjysmë për dyshen e famshme dhe se puna me ta ishte një përvojë e mrekullueshme.
Billy gjithashtu zbuloi se kishte marrë një mësim të madh gjatë punës së ish-çiftit hollivudian. “E vetmja gjë që më befasoi gjatë bashkëpunimit me ta ishte mënyra se si ata menaxhojnë kohën e tyre, se si ata kanë kohë të mjaftueshme për familjen e tyre, për punën, deri në marrjen e aktiviteteve bamirëse”, tha ai.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 10:24