Ditën e sotme një person i shpallur në
kërkim për vrasje u
arrestua nga Policia, ndërsa bashkë me të në banesë ishte edhe një efektiv policie i cili u
arrestua gjithashtu.
Demiraldo Heta është punonjësi i policisë i cili u
arrestua rastësisht gjatë operacionit nga Komisariati numër 2 i Policisë në kryeqytet, të cilët ishin nisur për të kapur një person të shpallur në
kërkim.
Heta u gjet në banesën e shtetasit në
kërkim Arbër
Balliu, 32 vjeç, banues në
Tiranë, i cili në vitin 2019, dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin E. K.
Balliu ishte shpallur në kërkim në vitin 2019, nga Drejtoria Vendore e Policisë
Tirane, pasi Gjykata pranë Shkallës së Parë
Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërsa një person i tretë që u
arrestua u kap nga oficerët e Komisariatit numër 2 në banesën e dytë që posedonte Arbër
Balliu.
Në pranga përfundoi edhe Igli Pojana, që u kap në flagrancë duke paketuar lëndë
narkotike.
“Gjithashtu, gjatë operacionit, bazuar në informacionet se shtetasi në kërkim Arbër
Balliu. posedonte edhe një banesë tjetër, është ushtruar kontroll në ambientet e saj, ku është konstatuar një sasi lëndë
narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 2.3 kilogramë.
Në momentin e kontrollit në banesën tjetër që dispononte personi në
kërkim është gjetur duke paketuar lëndë
narkotike shtetasi Igli Pojana, 56 vjeç, banues në
Tiranë, i cili u
arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”, tha policia.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 09:58