Në 2015-n Shqipëria synon kufi pa kontroll me Kosovën
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për transformimin përfundimtar të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës gjatë sezonit turistik.

Ai u zotua që prej vitit 2015 të mos ketë asnjë pengesë dhe pa kontroll në lëvizjen e shtetasve dhe mjeteve mes Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht në sezonin turistik.


“Kemi hedhur një hap të parë, por të pamjaftueshëm, për ta shndërruar kufirin që ndan Shqipërinë me Kosovën në një kufi inekzistent gjatë periudhës së sezonit turistik. Por, do të përgatitemi që vitin e ardhshëm kufiri të jetë i lirë dhe mjetet që qarkullojnë në atë kufi në funksion të prurjeve të turistëve nga Kosova, të qarkullojnë pa asnjë kontroll”, theksoi Kryeministri dje në takimin me drejtues të Policisë së Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori