Ndryshimi drastik nga COVID-19, eksperti i IT-së publikon fotot pas 6 javësh në intubim

Një ekspert Informatike, në Britaninë e Madhe ,i cili mposhti koronavirusin, ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, pasi kaloi gjashtë javë në intubim.

Kim Wai Li, me origjinë nga Kina, por që prej kohësh jeton në Londër, rrëfen se mjekët i thanë, se ka vetëm 20% shanse për të jetuar, pasi si pasojë e koronavirusit, oksigjeni i tij në gjak ishte shumë i ulët. Kim, fatmirësisht e ka kaluar sëmundjen dhe tashmë dalë ngadalë po rikuperohet plotësisht.

“Nuk njoha veten kur u pashë në pasqyrë. Isha dobësuar shumë. Isha shumë rëndë, mjekët më thanë se kisha shumë pak shanse për të mbijetuar, por fatmirësisht jam mirë”, tha Kim.

Shtuar më 23/05/2020, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori