Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosova Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Lista Serbe, të shtunën bëri të ditur se do të largohen nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit për targat.

Ndërkaq, dje në Mitrovicë të Veriut u mblodhën qytetarë serbë, të cilët kërkuan tërheqjen e vendimit për targat dhe krijimin e asociacionit.