Toblerone detyrohet të heqë imazhin e majës zvicerane nga paketimi i saj

Toblerone do të humbasë imazhin e majës malore Matterhorn nga paketimi i saj për shkak të një ndryshimi në vendin ku është prodhuar

Çokollata, e përbërë nga nugat, bajame dhe mjaltë, tani do të prodhohet kryesisht në Sllovaki, që do të thotë se për shkak të rregullave strikte për përdorimin e ikonografisë zvicerane duhet të heqë logon e saj klasike.

Sipas ligjit zviceran, vetëm produktet me bazë qumështi të prodhuara tërësisht në Zvicër mund të përdorin simbole kombëtare në marketingun e tyre.

Matterhorn 4,478 metra i lartë  është në Alpet zvicerane, me majën e tij pothuajse simetrike që imiton copat në formë trekëndëshi në një cope të Toblerone.

Në vend të kësaj, do të përdoret maja e një mali më gjenerik, sipas pronarit të tij amerikan, Mondelez.

Jo vetëm që mali në paketim do të ndryshojë, por do të ketë edhe një shkronja të re, dhe do të ketë nënshkrimin e themeluesit të tij, Theodor Tobler./albeu.com


Shtuar 6.03.2023 16:00