Ndryshe nga Tahiri, ish-drejtori i Policisë Jaled Çela nuk i shpëton burgut
Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, "shpërdorim detyre", Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg për ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

Ndryshe nga Tahiri, ku ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Edhe Çela u akuza për veprat penale "trafikim i narkotikëve" në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "kryerja e veprave penale nga organizata kriminale", "grup i strukturuar kriminal". Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fajtor për "shpërdorim detyre".
Shtuar më 19/09/2019, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori