Ndodh në Shqipëri! Deputetja shkon me fustan dasme me xixa në Kuvend (FOTO LAJM)

Erdiola Braha është një nga emrat e rinj në Kuvend prej listës së LSI-së.

Ajo ka rënë në sy gjatë seancës plenare të ditës së djeshme për veshjen duke shkuar në Kuvend me një fustan gur kali të ngjitur pas trupit dhe me një çantë shumë elegante me xixa. Siç duket edhe në foto deputetja më shumë duket sikur po shkon në dasmë se sa në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe deputetja Aurora Mara nuk ngelet pas me veshjen sepse ajo ka shkuar me atlete leopard me printe leopardi në Kuvend.

Deputetet e kanë tepruar me veshjen e tyre, megjithatë duket se nuk do të kenë kohë shumë për të mësuar se si të vishen nisur edhe nga zhvillimet e fundit politike, ku PD dhe PS po shkojnë drejt një marrëveshjeje. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori