Ndodh mrekullia në Itali, shërohet pacienti i parë i trajtuar me ilaçin eksperimental
Më në fund një lajm i mirë vjen nga Italia. Një person që ishte infektuar me koronavirus është shëruar pasi kishte përdorur ilaçin eksperimental “Remdesivir”.

“Kemi personin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë.

Shërimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ.

Pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi ka njoftuar Basetti, duke shtuar se të gjithë mjekët janë të kënaqur pasi ky ilaç ka rezultuar të jetë efektiv.

Ai gjithashtu pranoi se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, në anën tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit.

Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, fjala është për vaksinën e parë testuese në Evropë.
Shtuar më 19/03/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori