Majlinda Bregu ju a demonstron në mes të rrugës të gjitha grave: Çfarë të bësh kur je lodhur majë takave gjithë ditën (VIDEO)

I keni parasysh ato ditët e lodhshme majë takave duke rendur nga një cep në tjetrin? E kemi fjalën për ato ditët e stërgjata që duket se s’kanë fund. E dimë, po aq e pafundme është edhe dëshira për të mbathur një palë këpucë të sheshta. Si i bëhet?

Në videon e fundit të postuar në Instagram-in e saj, Majlinda Bregu na tregoi se kur lodhesh me taka, hiqi dhe vish ç’të të gjendet. Ish-deputetja e Partisë Demokratike shquhet për natyrën e saj sportive andaj nuk e ka menduar dy herë të veshë shapkat e mikes së saj, ndonëse këto i rrinin pak të mëdha. Ndjekësit jo vetëm që e kanë komplimentuar për këtë anë të saj të shkujdesur, por kanë edhe eksperiencat e tyre kur janë gjendur në një situata të ngjashme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Kujtojmë se zonja Bregu është tërhqur nga skena politike shqiptare që prej 2019-s. Ajo jeton tanimë në Sarajevë, ku vijon karrierën si sekretare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.