Ndizet Tirana nga makinat luksoze, të rinjtë bëjnë namin me bishat prej hekuri
Pëlqej
Duket se tashmë bulevardi i ri në ish-Stacionin e Trenit në Tiranë është bërë një fole makinash luksoze dhe vend perfekt për të garuar.

Në bulevard edhe mbrëmjen e sotme është bërë një spektakël i vërtetë shpejtësie ku sigurisht ajo që bie më në sy është luksi i djemve të rinj që bëjnë gara shkruan Albeu.com.

I konsideruar ndryshe si Tunning show, këtë herë është organizuar nga IloveAMG, Horse Power Albanian dhe Rich Kids Tirana përballë Artisti Lounge.

Makinat që duket sikur kanë dalë nga Fast and Furious i kanë vënë flakën rrugës duke xhiruar gomat, shoqëruar edhe nga motorrat e fuqishëm 2 mijë kubikësh.

Për më tepër mund të shikoni fotografitë spektakolare në galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/
Ndizet kryeqyteti nga makinat luksoze, të rinjtë bëjnë namin me bishat milionashe

Shtuar më 22/04/2018, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori