Ndiqeni LIVE zjarrin që po shkrumbon Katedralen Notre Dame (VIDEO)
Katedralja e famshme në gjithë botën Notre Dame në Paris është përfshirë nga flakët dhe zjarrëfikësit po luftojnë me flakët që ta shpëtojnë këtë vlerë historike.

Anne Hidalgo, kryetarja e Parisit ka thënë se zjarrfikësit po mundohen që ta kontrollojnë zjarrin në Katedralen Notre Dame dhe se kërkon mirëkuptimin e njerëzve.

“Një zjarr i tmerrshëm ka filluar në katedralen e Notre-Damit, dhe zjarrfikësit e qytetit po mundohen të bëjnë çdo gjë që ta kontrollojnë dhe ta fikin atë”, tha në një deklaratë Hidalgo.

Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve që ta respektojnë perimetrin e sigurisë që është vendosur nga policia dhe zjarrfikësit.

“Kërkoj nga qytetarët dhe turistët që ta respektojnë perimetrin e sigurisë, që është vendosur nga autoritetet policore dhe zjarrfikësit”, tha Hidalgo.

Katedralja e Notre-Damit është ndër atraksionet më të rëndësishme turistike të Parisit.
Shtuar më 15/04/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori