Ndiqeni Live/ Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa Francesku (VIDEO)
Nënë Tereza që nga sot shpallet e shenjtë. Vendimi i Papa Françeskut më 17 dhjetor 2015 për të njohur mrekullinë e Nënë Terezës i hapi rrugë edhe shenjtërimit të saj, që do të finalizohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Qindra mijëra pelegrinë pritet të mblidhen në Romë për të parë kanonizimin e Nënës Terezë, murgeshës që tërë jetën e saj ia përkushtoi ndihmës për të varfrit në Indi.

Mendohet se janë mbi 100 mijë shqiptarë të pranishëm në meshën që po zhvillohet./albeu.com/

Shtuar më 04/09/2016, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori