E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Ndihma humanitare drejt Gazës, anijet nuk arrijnë në destinacion
Aktivistë të të drejtave të njeriut, dhanë alarmin se kanë humbur kontaktin me anijen “Saorise” dhe “Tahrir”, pjesë e flotiljes me ndihma për palestinezët e Rripit të Gazës.

Aktivistët thonë se nuk po arrijnë të lidhen me ekuipazhet e dy anijeve, pavarësisht se i kanë përdorur të gjitha mënyrat mundshme.

Sipas tyre, anijet janë vendosur nën një “black out” komunikimi që në orët e paradites së premte, kur janë kontaktuar nga anije të flotës ushtarake izraelite.

Dy anijet, “Saorise” dhe “Tahrir” janë pjesë e aktivistëve pro-palestinezë që ofrojnë ndihma për Rripin e Gazas, zonë kjo që prej disa vitesh vuan bllokadën /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori