Ndihma e Shqipërisë, çfarë shkruan ''Il Messaggero'' për mjekët shqiptarë
Nuk jemi pa kujtesë. Ne nuk mund të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot ne jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet të fitojë dhe kjo luftë do të fitohet gjithashtu për ne, theksoi kryeministri shqiptar, Edi Rama në një fjalim të mbajtur ndërkohë që shoqëronte ekipin prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë që u nisen për në Itali në ndihmë të kolegëve të angazhuar në luftën kundër koronavirusit në Lombardi në aeroportin e Tiranës, shkruan gazeta italiane ”Il Messagero”.

Nga njëra anë Rama, nga ana tjetër von der Leyen. Rrjetet sociale krahasojnë menjëherë bujarinë e Vendit të Shqiponjave me egoizmin e presidentes gjermane të Komisionit Europian.

I pari që falenderoi kolegun shqiptar ishte Giuseppe Conte, i ndjekur nga nga të gjithë drejtuesit, nga Salvini te Renzi. Ekipi mjekësor zbarkoi në një fluturim special për në aeroportin e Veronës, që u rihap në mënyrë të jashtëzakonshme për këtë rast, i shoqëruar nga ministri për Çështjet Rajonale, Francecso Boccia.

Ndër të tjera, ekipi mjekësor u mirëprit nga presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana dhe zëvendësi i tij, Fabrizio Sala. “Grupi i mbërritur nga Tirana ka zgjedhur të ndihmojë Italinë për të kthyer atë që ka marrë në të kaluarën. Prej 30 vitesh ju na keni ndihmuar dhe mbështetur dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë komb që është sot në vështirësi të mëdha”, theksoi një infermiere.

“Nëna ime u operua në Pizë në vitin 2011 për një sëmundje të rëndë. Ata mjekë e shpëtuan atë dhe tani dua të kthej atë që më kanë bërë”, mund të përmblidhet në këto dy fjali të shqiptuara nga një infermiere, e cila është pjesë e ekipit prej 10 mjekësh dhe 20 infermierë shqiptarë, cilët mbërritën në Itali për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Shtuar më 30/03/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori