Ndez "zjarrin", e dashura e re Brad Pitt i hedh publikisht kunja Angelina Jolie (FOTO LAJM)

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski ka bërë një postim paksa goditës të martën mbrëma në “Instagram”. Modelja e njohur ka publikuar një fotografi të saj ku shfaqet me një fustan ngjyrë portokalli, por që gjithë vëmendjen e ka marrë shkrimi krahas saj.

“Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, shkruan 27-vjeçarja teksa ka shtuar edhe disa emoji zemre.

Ky postim vjen pas lajmeve të fundit ku thuhet se ka “tension” mes 56-vjeçarit Pitt dhe ish-bashkëshortes Angelina Jolie, 45 vjeçe.

Gjithashtu vëmëndjen e ka tërhequr edhe replika e saj ndaj një komentuesi i cili theksonte se ajo urren Angelinën por Nicole i kthehet se nuk urren askënd.

Ndërkohë besohet se dyshja ka pak muaj që është në lidhje, pasi ata të dy morën pjesë në një performancë të operës së Nebuchadnezzar të Kanye West në Hollyëood Boël në nëntor të vitit 2019.

Bukuroshja ka një djalë dhe është e martuar me 68-vjeçarin Roland Mary, me të cilin pretendohet se është në një lidhje të hapur.

Shtuar më 17/09/2020, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori