Ndëshkohen qindra qytetarë të tjerë që shkelën masat antiCOVID
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anti COVID.
Shtuar më 19/01/2021, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori