Policia bën "kërdinë", 350 gjoba brenda 24 orëve (VIDEO)
Sipas një njoftimi të bërë nga policia e Tiranës, rezulton se gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar 350 drejtues mjetesh.

Shkelja e normave të sjelljes reflekton një nivel të ulët të edukatës rrugore por në anën tjetër kanë dhe një rezikshmëri të lartë në ccdo moment.

Apeli i plotë i Policisë

Tiranë

Edhe pse çdo ditë, në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, konstatohen dhe ndëshkohen një numër i madh drejtuesish mjetesh, pikërisht për mospozicionim siç duhet në korsinë e lëvizjes, përsëri shumë të tjerë, nuk reshtin së shkeluri normat e sjelljes, sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, duke u kthyer në rrezik por edhe shqetësim njëkohësisht për përdoruesit e tjerë të rrugës, që respektojnë normat e sjelljes në trafik.

Sjellje të tilla, reflektojnë jo vetëm nivel të ulët të edukatës rrugore, por shërbejnë edhe si steriotipe negative për brezat e rinj të përdoruesve të rrugës, të cilët të afektuar nga “efekti i turmës”, keq - edukohen me një mënyrë të rrezikshme drejtimi, pa menduar për pasojat dhe rreziqet që u kanosen atyre në çdo moment.

#RespektoRregullatUdhëtoiSigurtë#

Shtuar më 09/08/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori