Genta Ismajli më e dashuruar se kurrë: Kur ti më prek…

Genta Ismajli është më e dashuruar se kurrë e këtë e vërteton fakti që këngëtarja shfaqet shumë e lumtur në krahët e të dashurit të saj turk. Madje si kurrë më parë, Genta i ka bërë një dedikim partnerit publikisht.

Genta ka postuar një foto të tyre bashkë dhe shkruan: “I dua sytë e mi kur ti më sheh, e dua emrin tim kur ti e thua, e dua zemrën time kur ti më prek, e dua jetën time sepse ti je pjesë e saj”.

Kujtojmë që Genta e ka prezantuar partnerin edhe me familjen e saj duke e zyrtarizuar lidhjen.


Shtuar 15.01.2020 19:26