Kreu i Wagner ankohet për zyrtarët rus: Nuk po na japin municione

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pranuar një “problem të madh” me furnizimet me municion për luftëtarët e tij.

Ai ka akuzuar zyrtarët rusë se qëllimisht u mohuan luftëtarëve të tij municione të mjaftueshme.

“Ky është një problem i madh,” tha Prigozhin në një mesazh emocionues të publikuar në kanalin e tij zyrtar Telegram.

Ai tha se i ishte kërkuar t’i bindej një zyrtari ë lartë me të cilin kishte marrëdhënie “të vështira” në mënyrë që t’i mundësohej furnizimi me municione.

“Nuk jam në gjendje ta zgjidh këtë problem me gjithë lidhjet dhe kontaktet e mia. Prodhimi ushtarak i Rusisë tani është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftonin në front”, tha ai.

Prigozhin tha se individët që ai fajësoi për mungesën e municioneve ishin “duke ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë me pjata të florinjta” dhe se dërgojnë të afërmit e tyre me pushime në Dubai, një destinacion popullor për elitën ruse.

“Ata që na privojnë nga municionet po na ndalojnë të fitojmë këtë luftë. Pra po punojnë drejtpërdrejtë në të mirë të armikut tonë”, tha Prigozhin.


Shtuar 20.02.2023 19:33