Nuk do t’ju bëjnë më punë as ilaçet, lajm i keq për ju që “vdisni” të ngacmoni mishrat e thonjve

Shumë prej nesh i ngacmojnë kutikulat e thonjve. Megjithëse ato duken si shtresa të vdekura lëkure ngrënia dhe ngacmimi i tyre të dhemb në shpirt. Nëse deri më tani keni menduar se ngacmimi i kutikulave nuk është asgjë tjetër veçse një ves i keq, tanimë na duhet t’ju themi se ky ves është edhe tejet i rrezikshëm.

Tharja e kutikulave shkaktohet kryesisht nga dehidratimi. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë, me siguri pëveç problemeve të tjera do të përballeni edhe me problemin e kutikulave. Arsyeja pse ngacmimi i tyre dhemb aq shumë lidhet sigurisht me faktin që janë afër thonjve. Kjo zonë është pikërisht pika fundore e disa nervave të trupit tonë.

Ngacmimi i kutikulave të thonjve mund të çojë në infeksione të këtyre të fundit. Këto lloj infeksionesh janë shumë shqetësuese, pasi në pjesën më të madhe të tyre marrja e medikamenteve nuk bën punë, kështu që e vetmja mënyrë për të gjetur shpëtim do të jetë ndërhyrja kirurgjikale. Që të shmangni të gjitha këto do t’ju këshillonim të mos i ngacmoni më mishrat e thonjve.