Nderohen viktimat e demonstratës së 21 Janarit (FOTO LAJM)

28.01.2011 - Në heshtje të plotë, me sytë plot dhimbje kortezhi opozitar nderoi tre viktimat e 21 janarit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Të kryesuar nga kryetari i opozitës Edi Rama dhe familjarët e viktimave, mijëra demonstrues vendosën lule dhe qirinj para portretit të Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt.
Vijon lëvizja në mënyrë të organizuar. Deputetët, familjarët kanë vendosur lule pranë vendit ku humbi jetën Faik Myrtaj, nga komuna Cakran në Fier. Kortezhi është drejtuar më pas tek vendi ku u vra viktima e dytë Ziver Veizi, nga Gjirokastra, para portës së Kryeministrisë.Më tej, me një sfond me muzikë funebre, tufa me lule dhe qirinj u vendosën në vendin ku humbi jetën viktima e tretë Hekuran Deda.

Familjaret të shoqëruar nga zyrtarë të Partisë Socialiste, nën organizimin e deputetit Gramoz Ruci, familjarët e tre viktimave kanë lëvizur me radhë në pozicionet ku u vranë tre demonstruesit duke vendosur kurora me lule pranë fotografive të mëdha të tyre që janë vendosur në bulevard. Bashkë me familjarët e tre të vrarëve ka bërë homazh edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

Kortezhi i manifestuesve vijon te jete ende i pranishem në pjesën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pjesëmarrja për të nderuar viktimat e 21 janarit është jashtëzakonisht e madhe. Ata janë veshur me rroba të zeza dhe marshojnë në heshtje. Prania e forcave të policisë për të ruajtur sigurinë e institucioneve është shumë e madhe, ndërkohë që selia e kryeministrisë është rrethuar me tela me gjemba. Deputetët te opozites si Taulant Balla, Shegushe Ligori, Pandeli Majko, Ilir Beqja, Edurd Shalsi, Tom Doshi, Paulin Stërkaj etj parakaluan me tufa me lule në dorë e duke ndezur qirinj në nderim të tre viktima të 21 janarit.

Nderkohe në kortezhin në nderim të viktimave të demonstratës së 21 janarit po marrin pjesë edhe deputetë italianë, përfaqësues të Partisë Demokratike italiane. Janë dy ose tre deputetë që së bashku me qytetarët shqiptarë po nderojnë viktimat. Deri në këto momente protesta paqësore po vijon e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në Bulevard vihet re edhe një prezencë shumë e madhe e mediave të huaja që po ndjekin ecurinë e protestës-homazh.
Shtuar më 28/01/2011, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori