Ndërkombëtarët kërkojnë formimin e qeverisë, s’ka rinumërim të votave
PZAP-i ka hedhur poshtë ankesën e LDK-së, të PDK-së dhe të koalicionit Nisma – AKR – PD për rinumërimvotave.

Ky vendim ka ardhur pak pas reagimeve të diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët e kanë cilësuar të qartë rezultatin e publikuar tashmë nga KQZ-ja, shkruan sot gazeta Zëri.

Iniciativa e tri subjekteve politike, LDK-së, PDK-së dhe koalicionit Nisma – AKR – PD, për rinumërimvotave ka dështuar të jetësohet.

Gjatë ditës së djeshme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i hodhi poshtë tri ankesat e këtyre subjekteve politike, të cilat pretendonin se një numër i votave të tyre është bartur te partitë e tjera.

Vendimi i PZAP-it erdhi pak orë pas reagimit të disa shteteve të QUINT-it, të cilat thanë se rezultatet e dala nga zgjedhjet janë më se të qarta.

Derisa LDK-ja, PDK-ka e Nisma – AKR – PD synuan që të çojnë deri te ndryshimi i rezultatit të publikuar nga KQZ-ja, diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë bënë thirrje të respektohet vullneti i popullit dhe t’i nisin diskutimet për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Por pavarësisht faktit që LVV-ja, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet, pati paralajmëruar takime me zyrtarët e LDK-së për të diskutuar për bashkëpunimin paszgjedhor, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.
Shtuar më 09/10/2019, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori