Trupat e Gardës Kombëtare ia hedhin valles para protestuesve, i “argëtojnë” nën tingujt e këngës Makarena (VIDEO)

Fotografitë dhe videot e protestave në mbarë SHBA-të që shpërthyen pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, kanë shokuar tërë botën, kurse tensionet mes policisë dhe qytetarëve çdo ditë e më shumë po rriten.

Megjithatë, nganjëherë pamjet dramatike “munden” nga të mirat, siç është rasti i trupave të Gardës Kombëtare në Atlanta të SHBA-ve.

Vetëm pak ora para se të hynte fuqi ora policore, pjesëtarët e Gardës Kombëtare nuk hezituan të rreshtohen dhe t’ia hedhin valles para demonstruesve të cilët i “argëtuan” nën tingujt e këngës “Makarena”, transmeton Telegrafi.

Ata dukeshin shumë të mirë edhe në vallëzim e këtë e dëshmon më së miri videoja e publikuar më poshtë, ku atyre u bashkohen edhe protestuesit kur e vërejnë se nuk kanë asgjë kundër tyre, dhe se thjesht janë për të siguruar një ambient të qetë.


Shtuar 9.06.2020 13:11