Ziyech kushton shumë, Milan mendohet se është tërhequr nga ylli i Chelsea

Ziyech është duke bërë paraqitje mbresëlënëse me kombëtaren e tij të Marokut në këtë Kupë Bote.

Konkurrenca për ta transferuar atë nga Chelsea mund të rritet, dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo mund të jetë një arsye se përse Milan mendon të tërhiqet nga gara.

Arsye e fortë është paga e tij e lartë, ku kampionët e Serie A nuk mund t’ja plotësojnë atij.

Gjithashtu, mediat italiane shkruajnë se Pioli është i kënaqur me grupin e lojtarëve që ka dhe nuk do të preferonte një përforcim tjetër në këtë repart./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 16:01