Ministrat e
jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxhani do të marrin pjesë në bisedimet rreth konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut në Moskë, sipas Kremlinit.
“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë.
Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” tha për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, raporton albeu.com.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka
ftuar ministrat e
jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor.
“
Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur,” tha Kremlini në një deklaratë. /albeu.com
Shtuar më 09/10/2020,
ora 09:58