Ndarja nga jeta e njeriut të rëndësishëm, Berisha i hidhëruar
Pëlqej
Ndarja nga jeta e akademikut Kolec Topalli ka prekur së shumti edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai ka shkruar një status në rrjetin social ku ka treguar hidhërimin e madh për këtë ndarja nga jeta.

Berisha shkruan:

Te dashur miq, akademiku i njohur, gjuhetari i madh, personaliteti i shquar dhe ish bashkepuntori im i i çmuar ne vitet 1991-1997, sekretar i pergjithshem i presidences ne vitet 1992-1997, Kolec Topalli mbylli syte pergjithmone.
Pasardhes i nje familje shkodrane te shkelqyer dhe ne ze per virtutet, ndershmerine, suksesin e saj, Koleci qe ne femijerine e tij do te provonte barbarite e kampeve te perqendrimit te regjimit hoxhist dhe me pas diskriminimin dhe persekutimin e eger klasor.

Ai do bashkohej me levizjen demokratike qe ne javet e para te vitit 1991. Njeri i mrekullueshem, civil, i matur, i ditur dhe demokrat i vendosur, Koleci gjate vitit 1991 do drejtonte kabinetin tim. Pas zgjedhjeve te vitit 1992 ai do te ishte sekretar i pergjithshem i presidences dhe si ikone ndershmerie dhe perkushtimi do te jepte ndihmese te çmuar ne veprimtarine e saj. Pas vitit 1997 Koleci do ti perkushtohej me pasion te madh gjuhesise. Si akademik, kalores i gjuhes tone, me veprat e tij themelore ai do te jepte nje kontribut te pavdekshem ne kete fushe.

Me ndarjen nga jeta te tij familja ka humbur njeriun e saj te dashur, Partia Demokratike veprimtarin e saj te çmuar, bota akademike shkencore shqiptare kollosin e mendimit te saj gjuhesore. I lehte qofte dheu i tokes mbi ty i dashur Kolec, miku im! sb
Shtuar më 24/05/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori