Ndarja nga jeta e kompozitorit Avni Mula, Meta: Humbje e madhe
Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta jompozitori i njohur Avni Mula. Sot, Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi duke shprehur pikëllimin e tij të thellë dhe mbështetjen e tij për familjen e të ndjerit.

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!
Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!

Shtuar më 30/10/2020, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori