Ndaloi festat kombëtare, imami tregon kërcënimet me thyerje brinjësh
Pëlqej
"Festa e Pavarësisë është haram"- kështu ka deklaruar imami i Tiranës Armand Ali duke nxitur sipas asaj që thuhet, dhunë e urrejtje në ditën më të shënuar të shqiptarëve.

Kjo deklaratë është pasuar me shoqërimin e tij për në Prokurori nga antiterrori për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve.

Thirrja kundër festës së Shqiptarëve është bërë pak kohë më parë dhe është shoqëruar me debate dhe zhurmë të madhe mes shqiptarëve.

I ftuar në “News24”, imami shpjegon se çfarë i kishte ndodhur pas statusit që kishte bërë në rrjetet sociale, madje edhe mesazhin që donte të përcillte.

“Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së Pavarësisë. Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë. Më pyetën si fillim me çështjet fetare, pastaj me çfarë jam marrë. Pasi mendojnë se mos jam i pasur ose mos sponsorizohem nga ndonjë sheik. Më thanë ku e ke gjetur këtë thënie. Ata u hoqën edhe si teologë.

Kemi lexuar në kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin. I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova. Unë e shkurtja për t’u treguar myslimaneve çfarë ju lejohet çfarë nuk u lejohet nga feja. U thash se më intereson t’u tregoj myslimanëve se çfarë u jetohet apo jo besimtarëve. Më thanë se ke fyer elementet kombëtare. Unë skam bërë asgjë. Se kam sharë kurrë Gjergj Kastriotin. Unë kam thënë se nuk lejohet që të falesh para një busti.

Mediat i kanë përpunuar dhe shtrembëruar. Më pyetën nëse kisha nxitur urrejtje me statusin. Unë u thash se jo. Se festat në islam janë adhurim, dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Allahu na i ka zëvendësuar me dy ditë më të mira, Bajram i madh dhe i vogël, lejohen vetëm këto. Për këto festa ka adhurime të veçanta, prandaj profeti na ka lejuar vetëm këto. S’mund të fusim çdo festë që duam ne.”, tha Aliu.

“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit. Një nga SHKB-ja dhe një nga prokuroria e Tiranës.”, tha imami.
Shtuar më 14/12/2017, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori