Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i
Bazilikës së
Shën Pjetrit kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.
Fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim nga incidenti në fjalë, i cili
ndodhi në të majtë të altarit.
Për shkaqe sigurie, mesha u ndalua dhe u bë i mundur evakuimi i zonës problematike.
Një situatë e ngjashme
ndodhi edhe në mars të 2018-s, ku gjithashtu nuk pati asnjë të lënduar
Shtuar më 05/10/2019,
ora 11:18