Ndalohen 20 shqiptarë të kalojnë në territorin grek nga Kakavija
Një valë masive kthimesh të qytetarëve shqiptarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Mësohet se rreth 20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në Greqi, nga pala greke në kufi, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare.

Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar kohën prej 6 muajsh në vendet e shengenit.

Tashmë është periudha kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë.

Shtuar më 20/10/2019, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori