Ndahet nga jeta deputeti Agim Kikaj
Pëlqej
Është ndarë nga jeta deputeti i LDK-së në Kosovë, Agim Kikaj. Ai
humbi jetën si pasojë e një infarkti në zemër, në moshën 54- vjeçare.

Këshilltarja për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Netja Bejta tha se, "Jam shumë e pikëlluar për lajmin e vdekjes së njeriut shumë të ndershëm dhe intelektual deputetit të LDK-së , zotit Agim Kikaj.

Para disa orësh e takuam në punimet e KP-së, njeri shumë modest dhe optimist për ne të rinjtë".

Kikaj u nda nga jeta pasditen e djeshme, ndërsa në orën 17.00 të ditës së sotme do të mbahet funerali në fshatin Lupç i Poshtëm, në Podujevë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori