Ndërron jetë Aneta Rama, kryeministri: Prehu në paqe mam!
Nëna e kryeministrit Rama, Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook

Në postimin e tij, Rama shkruan se “derisa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush”.

Postimi në Facebook:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏

Shtuar më 01/08/2020, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori