Ndahet nga jeta aktorja e madhe shqiptare (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena.

Është shuar ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena, në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm.

Ajo është ndarë nga jeta vetëm pak orë më parë në Mjekimin Intenziv në QKUK.

Aktorja është shtruar në spital 20 ditë më parë.

“Është pranuar në mjekimin Intensiv me 6 mars. Për shkak të një problemi që e ka pasur në regjionin e barkut, ne ia kemi bërë një intervenim kirurgjik. Pacientja ka ndërruar jetë sot në orën 09:50”, ka thënë Uka.

Aktorja ishte pjesë e shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”./Express/

Shtuar më 25/03/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori