NATO nderon me memorial dy Dëshmorët e Atdheut (FOTO LAJM)

Një memorial për të nderuar dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën është vendosur në bazën e NATO-s, kampin AdaziLetoni. Lajmi është publikuar përmes një foto albumi në facebook, nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka e cila shkruan se Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.

Memoriali kushtuar dy rënëve në Kamp Adazi, është zbuluar sot nga kolegët e tyre, të cilët ndodhen aktualisht me mision në Letoni.

"Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!" shkruan Xhaçka në facebook.
Shtuar më 17/07/2019, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori