Natë e errët për shqiptarët, përfundojnë në pranga tre të tjerë
Fati nuk ka qenë shumë i mirë për tre shqiptarë të cilët kanë përfunduar në pranga në Alatri pasi në mjetin e tyre u gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta të cilat i mbanin pa leje.

Shqiptarët janë të moshave 24 deri në 34 vjeç e ndërsa nuk bëhen ende të ditura identitetet e tyre.

Mediat italianë shkruajnë kjo ka qenë një fundjavë "zjarri e ferri" pasi në këtë zonë përveç shqipatrëve janë arrestuar edhe dy vajza rrethe të 30-tave njëra e cila ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkolit dhe tjetra e cila është kapur me një sasi lënde narkotike kokainë të cilën e kishte për përdorim vetiak.

Përveç kësaj, gjatë të njëjtit shërbim janë kontrolluar 83 persona dhe 75 automjete si dhe kundërvajtje të larta të ndryshme ndaj kodit të autostradës.

Shtuar më 15/01/2018, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori