Ronaldo dhe Bled Mane “kokë më kokë”: Njeri pa identitet, ai është ushtar i Luizit

Këtë javë, Ronaldo ka qenë kryefjala e çdo debati në shtëpi. Pas përfundimit “Prime” e kaluar, Ronaldo sulmoi Nitën, Dean dhe Keisin, që sipas tij janë konkurente të dështuara, vegjetojnë në shtëpi dhe hanë bukë kot.

Ndonëse nisi si shaka, në fakt ai po fliste shumë seriozisht, pasi të njëjtën gjë e përsëriti edhe gjatë javës.

Bledi i tha atij të mos merret me vajzat, por me burrat e shtëpisë, por sipas Ronaldos ai ka si synim të nxjerrë nga shtëpia personat që vegjetojnë.

Pas debatit që Ronaldo pati me Nitën, Dean dhe Keisin në verandë teksa po darkonin, në orët e mesnatës këto dy të fundit bashkë me Jorin, ngritën një rreng për Ronaldon.

Ato morën miell dhe e hodhën në shtratin e tij, mënyë kjo për të sjellje humor në shtëpi, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. “Provokimi” i tyre nxiti debatet më të ashpra në shtëpi gjatë gjithë javës.

Përveç Nitës dhe vajzave, Ronaldo debatoi edhe me Luizin, pasi krevati i tij u bë sërish me miell. Sipas tij, Luizi është fajtor, ndonëse ky i fundit e mohoi disa herë.

Nga inati, Ronaldo bëri të gjithë shtëpinë me miell, të cilën më pas e pastroi vetë Luizi.

Pas kësaj, krevati i Luizit u bë të nesermen me miell. Për këtë gjë ai e drejtoi gishtin te Ronaldo dhe i hodhi atij salcë domatesh në kokë.

Ata madje i thonin njëri-tjetrit se asnjëri prej tyre nuk ka për të fjetur, me nënkuptimin që do përgatisnin rrengje gjatë natës.

Ronaldo: Pjesë më e madhe e shqiptarëve e dinë se çfarë do të thotë ajo fjala. Është shumë e shëmtuar ajo fjala, por e justifikoi duke hequr “z” dhe shtoi “s”. Bledi Mane po dështon dita ditës. Sa i përket situatëve të tjera, unë i kam xhan të gjitha vajzat, u krijua një situatë positive në shtëpi. Unë realisht nuk mendoj se do mbahem mend për ndonjë gjë në Big Brother. Ndërsa vajzat, do mbahen mend qe janë vajza të mira dhe kaq.

Dea: Unë nuk e mora seriozisht Ronaldon. Unë e kam xhan dhe gjërat që ai tha janë të rënda.

Ronaldo: Është mendimi im. Humor është, ishte paralelizëm. Unë fjalën nëpërkë e thash me humor. Mos u viktimizo tani.

Dea: Jo unë të thash, që ne me batuta i trajtojmë bisedat me njëri-tjetrin.

Ronaldo: Loja jote mu duk si nëpërkë. Të vjen një zarf në dorë dhe nxjerr helmin.

Dea: Ma premton që nuk do ma thuash më fjalën nëpërkë.

Ronaldo: Po.

Keisi: Dhe unë nuk e mora seriozisht Ronalon. Dhe kur shëprtheu, thash po e lë sepse është i mllefosur. Më tha të të rrojë babai dhe situata me Kristin.

Ronaldo: Jo unë të thash të kanë favorizuar këto dy situata. Ti je vajzë e mirë, por në shtëpi keni krijuar një grup vegjetues. Kaq.

Keisi: Uën kam ardhur të tregoj qetësinë time dhe kaq.

Ronaldo: Është emision tjetër ky.

Keisi: Po mirë, unë për këtë kam ardhur.

Bledi: Ronaldo është në një udhëkryq pa semafor, është komplet pa identitet. Ai është ushtar i Luizit.

Ronaldo: Po çfarë i keni këto tani?

Bledi: Dua të drejtën e autorit për fjalën vegjetues, sepse e ka kopjuar te mua. Është lojtar pa identitet. Më vjen keq për audiencën. Në datën 1 prill, u futën tre mafioshka. Mafioshka është kukull ruse, që secila ka identitetin e saj. Kemi tre lojtarë të ardhur dhe janë njësoj si Luizi. I gjetëm në qoshe, në qoshe do i lëmë. Kryejnë vetëm një funksion.

Luiz: Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërpri pra, Apo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim se ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën. I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prap i thash nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot.


Shtuar 11.04.2023 21:29