Dy muaj pa marrë rrogën, punonjëset në Fier sërish në protestë: Duam djersën tonë

Punonjëset e një rrobaqepësie në Fier kanë dalë sërish në protestë sot, pasi nuk kanë marrë pagat.

Në një deklaratë për mediet, punonjëset thanë se do të bëjnë padi në gjykatë nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Punonjëset e rrobaqepësisë thonë se kanë dy muaj e 10 ditë pa marrë pagat, edhe pse punën e kanë bërë në maksimum.

Ato pohojnë se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur.

Përballë kësaj situatë dëshpëruese punonjëset njëzëri kanë apeluar për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate.

“Punën ua kam bërë në maksimum. Rrija deri në 7 të darkës. I rrinim dhe tani ne duam lekët. Edhe në gjykatë do t’i hedhim, kam 900 mijë lekë pa marrë. Jam pa punë.“, tha një ndër punonjëset që doli sot në protestë./albeu.com/ 


Shtuar 19.06.2023 11:53

Tags: