“Nuk fshihen, por duan të duken”, Çani zbulon çfarë bëjnë ekzekutorët pas vrasjeve

Gazetari i njohur Arjan Çani ka komentuar së fundmi situatën kriminale në vendin tonë.

Çani bëri deklaratën e fortë duke u shprehur se në qytetin e Vlorës vrasësit nuk fshihen, por duan “hapen” dhe duan të “duken”.

Duke iu referuar vlonjatëve, ai tha se pas një ngjarjeje kriminale në qytetin e flamurit, autorët shkojnë në Lungomare dhe pinë kafe.

Një veçanti e krimit ndodh në Vlorë, krahasuar me qytetet tjera. Kur duan të vrasin dikë në Vlorë, ndodh që për të larë hesapet, pas vrasjes, nuk fshihen më por shkojnë në Lungomare dhe pinë kafe, e thonë njerëzit atje.

Dhe njeriut që i është vrarë p.sh. një njeri i tij, dinë ku t’i gjejnë sepse ata nuk fshihen.

Ndërsa të tjerët fshihen pas aktit të vrasjes, ata nuk ikin, rijnë aty, duan të duken që kanë bërë vrasje. Duan të duken se janë vlonjatë. Nuk rrinë dot pa u dukur ata”, nënvizoi gazetari.