Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Lin

Dy makina janë përplasur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kryerjen e procedurave për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë Brenda ditës së sotme pranë qytetit të Pogradecit, pasi më herët 3 automjete u përplasën në aksin Korçë-Pogradec.


Shtuar 5.08.2023 19:51

Tags: